Ndotja e lumit Gjanicë, autoritetet e mjedisit s’po gjejnë shkaktarët, banorët thonë se ndjehet aroma e naftës

schedule13:56 - 23 Prill, 2020

schedule 13:56 - 23 Prill, 2020

Uji i lumi Gjanicë në Fier prej disa ditësh nuk është i kristaltë. Ai siç duket dhe nga pamjet uji është I ndotur në pjesë të ndryshme të lumit. Ndotja e lumit është më e dukshme në pjesën e rehabilituar të shtratit që kalon përmes qytetit të Fierit.

“Abc News” u interesua pranë Inspektoratit Mjedisor në Fier dhe kryeinspektori Hader Çako sqaroi se kanë nisur kontrollet për gjetjen e shkaktarëve. Ai përjashton derdhjen e mbetjeve të përpunimin të naftës me argumentin se vendburimet janë kontrolluar dhe nuk ka gjurmë derdhjesh të hidrokarbureve.

 “Prej dy ditësh jemi në terren. Nga të gjitha kompanitë që punojnë në fushën e karburëve pothuajse janë të ndaluara, nuk ka aktivitet që të krijojë këtë ndotje”, u shpreh ai.

Megjithëse në një shtrat të ri, Gjanica vazhdon të reflektojë katastrofën mjedisore së cilës i është nënshtruar prej dekadash.

“Dyshojmë të ndonjë përpunim kimik që mund të ndodhë te  ndonjë fasoneri. Jemi gjatë gjithë kohës duke e monitoruar”, tha Çako

Panë Urës së Kishës depozitimi i lëndëve që derdhen vazhdimisht në Gjanicë, ka bërë që shtresa e betonit në këtë segment, të marrë ngjyrë. Pamjet tregojnë qartës se dhe anën tjetër të urës ujërat kanë ngjyrë më të kthjellët, por gjithsesi të turbullt. Por banorët thellojnë dhe më tepër misterin e shkakut pasi thonë se ndjejnë aromën e naftës.

“Uji është shumë i pistë, është shumë problematike. Aroma nuk largohet, është e naftës”, shprehet një qytetar.

Ndër vite ndotësit më të mëdhenj të Gjanicës janë subjektet e industrisë së nxjerrjes dhe përpunimit të naftës. Gjobat dhe procedimet penale të vendosura herë pas here nga autoritetet nuk kanë mundur ta ndalin ndotjen, duke e shndërruar Gjanicën në një lumë me ujëra toksikë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!