Dy ditë pasi “Abc News” denoncoi ndotjen në lumin Buna ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka ngritur një grup pune për pastrimin e plotë të zonës.
Një sasi e konsiderueshme pulash të ngordhura është groposur sipas të gjitha kushteve higjenike.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi shkoi për të inspektuar situatën nga ku tregoi se kanë nisur hetimet për gjetjen e shkaktarëve të këtij krimi mjedisor.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit paralajmëroi bizneset, pushtetin lokal dhe qytetarët se kushdo që do të depozitojë mbetje në brigjet e lumenjve do të përballet me ligjin./abcnews.al