Këtë fundjavë një pjesë e ujërave në jug të vendit janë ndotur nga mbetjet që duket se kanë ardhur nga fqinjët grekë. Sipas informacioneve që ABC News ka siguruar përmes autoriteteve kufitare në Vlorë, dyshohet se mbetjet kanë ardhur nga anijet greke, të cilat shkarkojnë në det të hapur dhe tri orë më vonë ato shfaqen në brigjet e Shqipërisë, kryesisht në Jale. Pushuesit në këtë zonë janë befasuar kur kanë parë një ndotje të tillë masive në detin Jon. Për të marrë masa lidhur me këtë ngjarje pala shqiptare fillimisht po kërkon informacion dhe po bën verifikimet se nga zbarkojnë mbeturina të tilla. /ABC News Albania 24/7
Ndotet deti në jug të vendit, anijet greke shkarkojnë mbetjet
schedule11:50 - 1 Korrik, 2019
schedule 11:50 - 1 Korrik, 2019

