Tre shtetas të huaj janë proceduar penalisht pasi ndotën ujërat në akuariumin e portit të Durrësit për shkak të një defekti në anijen e tyre. Policia thotë se në hetim janë vënë kapiteni, kryemekaniku dhe mekaniku i dytë i anijes, të cilët akuzohen për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.
Bëhet fjalë për dy shtetas rusë dhe një rumun. Procedimi penal nisi sepse nga verifikimet rezultoi se ndotja e ujërave ishte shkaktuar nga çarja e tubit të presionit të vajit, të anijes tregtare. Ndërkohë, ipërfaqja ujore e ndotur u pastrua nga shërbimet e agjencisë përgjegjëse./abcnews.al