Ndonëse një vit i vështirë, Adrola Dushi i është falenderuese për një gjë 2020-ës

schedule16:07 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 16:07 - 29 Dhjetor, 2020

Ky vit ka qenë mjaft sfidues dhe i vështirë për të gjithë për shkak të pandemisë. Por nga ana tjetër, ka treguar reflektim tek njerëzit për të vlerësuar të afërmit dhe mirëqenien. Modelja Adrola Dushi thotë se 2020-ta e ka bërë që të vlerësojë njerëzit pranë saj dhe të mirat që ka në jetë. Duke iu përgjigjur interesit të ndjekësve në Instastory, Adrola ka shkruar:

“Detyrimi për të qëndruar në shtëpi, më dha kohë të mjaftueshme “për të hapur sytë” ndaj gjithë gjërave të mira që kam, po ashtu dhe atyre gjërave që duhet t’i largoj sa më parë nga vetja. 2020 solli dhe shumë njerëz të bukur e të mirë pranë meje.“, ka shkruar Adrola. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!