Ndodhej në gjendje të rëndë prej Covid-19, reperi i njohur del nga kujdesi intensiv

schedule17:49 - 22 Nëntor, 2020

schedule 17:49 - 22 Nëntor, 2020

Jeremih po lufton prej ditësh me Covid-19. Familjarët e tij njoftuan pak ditë më parë se ndodhej në gjendje kritike për jetën në kujdesin intensiv. Ndërkohë, raportohet se gjendja e tij është përmirësuar dhe ka dalë nga kujdesi intensiv.

Familja e tij konfirmoi lajmin, duke thënë për “Entertainment Tonight” në një deklaratë se “Jeremih është transferuar jashtë ICU. Ai do të kalojë pjesën tjetër të kohës së shërimit në një dhomë të rregullt spitali. Faleminderit të gjithëve për lutjet tuaja.”

Familjarët e tij bënë thirrje që virusi të merrej seriozisht. “Ne do të donim t’ju kujtonim të tjerëve se virusi është i vërtetë dhe të mos merret kaq lehtësisht. Gjithashtu është e rëndësishme që njerëzit e infektuar të karantinohen.”, thuhet në deklaratë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!