Një ligjvënëse e Koresë së Jugut nga Partia e Pushtetit Popullor, Bae Hyun-jin është sulmuar nga një person duke i shkaktuar plagë të rënda.
Agjencia e lajmeve Yonhap shkruan se deputetja është dërguar në spital, pasi u u godit në kokë me gur nga një 15 vjeçar. Bae Hyun-jin u dërgua në spital e mbuluar me gjak.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që sulmohen politikanët në Korenë e Jugut, pasi në janar, kreu i Partisë Demokratike të opozitës, Lee Jae-myung u godit me thikë në qafë.
Ai doli nga spitali tetë ditë më vonë.
/abcnews.al