Ndodh për herën të parë, Bitcoin shkruan historinë

schedule17:10 - 19 Shkurt, 2021

schedule 17:10 - 19 Shkurt, 2021

Kapitali i tregut të valutës dixhitale, Bitcoin, ka kaluar shifrën e një bilion dollarëshit për herën të parë në histori.

Sot, vlera e një Bitcoini arriti në mbi 53 mijë e 500 dollarë, duke e shtyrë përpara drejt shifrave historike.

Tregu i kësaj kriptovalute tani është më i madh se vlera e gjigantëve të pagesave, “Mastercard” dhe “Visa” bashkë.

Sipas të dhënave të “Bloombergut”, vlera e kësaj valute dixhitale është rritur për 415 miliardë dollarë në vitin 2021./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!