Ndodh një në një milion, nëna me dy mitra lind vajza binjake në dy ditë

schedule12:48 - 23 Dhjetor, 2023

schedule 12:48 - 23 Dhjetor, 2023

Një nënë 32-vjeçare në Alabama solli në jetë dy vajza binjake. Por ajo çka e bën të rrallë lindjen e Kelsey Hatcher nga Alabama është se foshnjat u zhvilluan në dy mitra të ndryshme.

Mjekët e kanë quajtur, shtatzëni “një në një million”.

Procesi i lindjes zgjati afro 20 orë. Vajzat përshkruhen si binjake vëllazërore, me ditëlindje të veçanta. 32-vjeçarja ka lindur me dy mitra, një gjendje e quajtur didelfia e mitrës. Rreth 1 në 2000 gra që lindin me mitër të dyfishtë.

Studimet vlerësojnë shanset e shtatzënisë si kjo,një grua me dy mitra që mban një fëmijë në secilën prej tyre në të njëjtën kohë, në rreth 1 në 1 milion  në popullatën e përgjithshme, megjithëse është e pamundur të dihet me siguri me diçka kaq të rrallë.

Hatcher kishte rreth shtatë herë më shumë mundësi për të fituar një jackpot dhe rreth 131 mijë  herë më shumë mundësi  të goditej nga rrufeja në një moment të jetës së saj, se sa të mbetët shtatzënë në të dyja mitrat.

Në vitin 2019, një mjek në Bangladesh i tha BBC-së se një grua kishte lindur binjakë pothuajse një muaj pasi lindi një fëmijë të parakohshëm në mitrën e saj tjetër.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!