Ndodh një herë në 100 vjet, shqiptari bëhet baba i katërnjakëve në Gjermani

schedule20:04 - 8 Janar, 2021

schedule 20:04 - 8 Janar, 2021

Michaela Seidl dhe partnerit i saj Valmir Bytyqit janë bërë prindër të katërnjakëve në Klinikën e Gjinekologjisë në spitalin e Augsburgut. Kjo gjë ndodh një herë në 100 vjet mesatarisht pa terapi të fertilitetit.

Të katër djemtë janë në gjendje shumë të shëndetshme dhe të gjithë peshonin 1.300 gramë.

Lindja zgjati tre minuta dhe së pari erdhi Leoni pastaj Luis, vazhdoi Aroni dhe në fund Beni.

Tani vogëlushët ndodhen në kujdesin intensive dhe ushqehen ende përmes një tubi gastrik, pasi duhej të vinin në jetë me prerje cezariane dy muaj më herët.

Ndërkohë prindërit vijnë çdo ditë për të përqafuar fëmijët e tyre dhe për ti parë ata si janë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!