Ndodh në Santorini, pronari u merr turistëve 5000 euro për dëmtimin e një “Nissan Micra” të përdorur me qira

schedule07:58 - 23 Qershor, 2022

schedule 07:58 - 23 Qershor, 2022

Një çift francez u detyrua të paguante 5000 euro për “dëmtimin” e një makine me qira në Santorini. Turistët ankohen se janë kërcënuar nëse nuk do të paguanin.

Në padi, turistët ankohen për mbifaturimin që pronari u kishte bërë për makinën me qira. Problemi mësohet se ka ndodhur papritur, pa qenë përgjegjës turistët francezë dhe pa mundur të kuptojnë sesi makina që merrnin me qira për të lëvizur ndaloi në vend dhe nuk u ndez më.

Ata janë habitur nga zyrtarët në port me sjelljen e tyre dhe janë detyruar pas kërcënimeve të japin 5 mijë euro për një “dëmtim” të një Nissan Micra të përdorur.

“Ata erdhën në vendin ku ishim pesë veta (së bashku me shefin), ku na detyruan t’i ndiqnim deri në port dhe në dyqan nga e morëm makinën, duke na thënë se duhet të paguajmë shumën prej 5000. euro për dëmin! “Ne ishim të hutuar atëherë dhe shefi na kërcënoi se nëse nuk paguanim, nuk do të largoheshim nga ishulli, se ata e dinin hotelin ku po qëndronim dhe se nëse nuk do t’u paguanim paratë, do të lëndoheshim” tha turisti francez.

Duke përshkruar ndjenjat që mbizotëruan gjatë bisedës me pronarin e kompanisë ata thanë se u detyrua që të japin dy kartat e kreditit për të larë dëmin.

“Nuk kishim zgjidhje tjetër! Më pas u dhamë dy karta krediti, pronari bëri tarifa të ndryshme deri sa u plotësua shuma, 2000 euro dhe tek e dyta 3400 euro. Më pas na e ndërruan veturën me një tjetër markë KIA, ngjyrë të bardhë, data e kthimit të së cilës ishte 16/6/2022”. tha turisti francez. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!