Ndodh në Lituani, manekinë në restorante për të ruajtur distancën sociale

schedule16:40 - 21 Maj, 2020

schedule 16:40 - 21 Maj, 2020

Në të gjithë botën tashmë duket se masat kufizuese ndaj koronavirusit janë drejt heqjes, por frika për rritjen e numrit të rasteve të reja pas lehtësimit të masave është e pranishme në ço vend. Në Lituani kanë gjetur një mënyrë ndryshe për të ruajtur distancën mes klientëve në restorante.

Nëpër tavolinat e restorantëve janë vendosur manekina me kapela të palaçove kanë zënë ulëset në restorantet në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, për të bashkëbiseduar me klientët e vërtetë që janë kthyer pas izolimit shkaku i koronavirusit.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ata po ashtu po i ndihmojnë klientët që ta mbajnë distancën sociale. Bernie ter Braak ka thënë se doli me këtë ide kur e rihapi restorantin e tij Cozy në Vilnius dhe e pa se sa i zbrazët dukej.

Edhe konsumatorët kanë filluar të kthehen. Bernie është dashur t’i përmbahet rregullave dhe të mbajë çdo të dytën tavolinë të lirë. Kështu që Bernie i ka kërkuar disejnuesve lokal që t’i sjellin disa manekinë dhe t’i ulin në ato tavolina ku është e ndaluar ulja.

“Kur i ulëm të gjithë manekinët në vendet e tyre, papritmas restoranti dukej si i plotë, dhe atmosfera ishte dukshëm më e mirë”, ka thënë 47-vjeçari. “E pamë se po funksiononte”. Ai ka inkurajuar kafenetë dhe restorantet tjera që t’i bashkohen në këtë ide dhe të marrë një shtytje gjithë sektori.

“Tash e di sigurt se ku mund të ulesh e ku jo”, thotë Odeta Plakiene, ndërsa është duke pirë një çaj në kafenenë Sugamour, pranë një manekini. “Po ashtu krijon atmosferë të mirë”.

Kjo po i ndihmon edhe industrisë së modës për t’u rikuperuar nga kriza./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!