Ndodh në Kanada, Ministria e Shëndetësisë poston video me “pullë të kuqe” në vend të përditësimit për covid

schedule16:39 - 16 Prill, 2022

schedule 16:39 - 16 Prill, 2022

Ministria e Shëndetësisë në Quebec është përfshirë në një incident së fundit duke u bërë lajm në shumë media botërore. Siç mësohet kjo ministri ka publikuar një video më përmbajtje për të rritur në vend të informacionit për rrjedhën e pandemisë.

Meraklis duket se është njeriu që menaxhon rrjetet sociale të Ministrisë së Shëndetësisë në Quebec të Kanadasë. Pra, ky djalë padyshim se ka harruar të kopjojë lidhjen e saktë për t’u informuar për rrjedhën e përhapjes së koronavirusit. Ai ka postuar në Tëitter një video erotike në pornhub.

Në fakt, atij iu deshën 30 minuta për të kuptuar gabimin që kishte bërë dhe për të fshirë postimin që kishte bërë, duke i kërkuar falje 103 mijë ndjekësve të llogarisë.

“ Për shkak të një situate jashtë kontrollit tonë, një lidhje me përmbajtje të papërshtatshme u postua në llogarinë tonë në Tëitter. Po kërkojmë shkaqet. Na vjen keq për shqetësimin ”, shkruan në postimin e mëvonshëm ministria e Shëndetësisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!