Ndodh në ditën e fundit të tij në politikë, fotot e rralla të Ruçit duke buzëqeshur

schedule17:12 - 7 Korrik, 2021

schedule 17:12 - 7 Korrik, 2021

Kuvendi sot ka pasur ditën e fundit në këtë sesion parlamentar, për t’i lënë vendin pushimeve verore dhe më pas për tu rikthyer në shtator.

Por në Kuvend sot ishte dita e fundit për disa deputetë të cilët nuk arritën të siguronin mandatin pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ndërkohë e fundit ditë në Kuvend ka qenë edhe për kryeparlamentarin Gramoz Ruçi i cili ka deklaruar tërheqjen e tij nga politika. Sot ai ka drejtuar seancën e fundit ku ka mbajtur edhe një fjalim të shkurtër.

Ndërkohë në fund të seancës u organizua edhe një festë, ku Ruçi kishte mbledhur disa nga kolegët e tij në politikë. Ajo që spikati më së shumti ishte lumturia dhe buzëqeshja e Ruçit. Shpesh herë ai është cilësuar si një politikan i “vrazhdë”, për shkak të hijes së tij të rëndë dhe se rrallë herë është parë duke buzëqeshur. Mesa duket buzëqeshjen po e ruante për në fund. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!