Ndodh mrekullia, vajza dhe babai nxirren të gjallë nga rrënojat në Turqi

schedule13:49 - 9 Shkurt, 2023

schedule 13:49 - 9 Shkurt, 2023

Ekuipazhet e urgjencës që kanë punuar gjatë gjithë natës në qytetin e Antakias nxorrën nga rrënojat e një ndërtese një vajzë të vogël dhe shpëtuan babanë e saj dy orë më vonë, njoftoi agjencia e lajmeve IHA.

Ndërsa përgatiteshin ta dërgonin burrin në një ambulancë, ekipet e shpëtimit i thanë se vajza e tij ishte gjallë dhe po e çonin në të njëjtin spital për trajtim.

“Unë ju dua të gjithëve,” i tha ai ekipit të shpëtimit.

Në Dijarbakır, në lindje të Antakias, shpëtimtarët nxorrën një grua nga rrënojat e një ndërtesë e shembur në orët e hershme, por gjetën të vdekur tre personat pranë saj në rrënoja, njoftoi agjencia e lajmeve DHA.

Dhjetëra mijëra njerëz mendohet se kanë humbur shtëpitë e tyre. Në Antakya, ish-banorët e një ndërtese të shembur u grumbulluan rreth një zjarri në natyrë gjatë natës së të enjtes, duke u mbështjellë me batanije për t’u përpjekur të qëndronin ngrohtë.

Serap Arslan, 45 vjeç, tha se shumë njerëz mbetën nën rrënojat e ndërtesës aty pranë, duke përfshirë nënën dhe vëllain e saj. Ajo tha se makineritë kishin filluar të lëviznin një pjesë të betonit vetëm të mërkurën.

“Ne u përpoqëm të hiqnim vetë rrënojat por për fat të keq përpjekjet tona kanë qenë të pamjaftueshme,” tha ajo.

Selen Ekimen fshiu lotët nga fytyra e saj ndërsa tha se prindërit dhe vëllai i saj ishin ende në rrënoja.

“Nuk ka kam dëgjuar asnjë zë prej tyre për ditë të tëra,” tha ajo. “Asgjë.”

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!