Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndodh mrekullia në Turqi: Nxirret e gjallë nga rrënojat pas 24 orësh 2-vjeçarja

schedule08:03 - 26 Janar, 2020

schedule 08:03 - 26 Janar, 2020

Një mrekulli ka ndodhur në Turqi. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat një vajzë 2-vjeçare pas 24 orësh.

Vogëlushja ndodhej nën rrënoja së bashku me nënën e saj, ndërsa vetëm pas 24 orësh u arrit që të shkohej tek ajo, e cila bënte thirrje për ndihmë.

Personeli i kërkim shpëtimit tha: “Ne jemi këtu, po vijmë. Do të shpëtojmë. Mirë, po vijmë, a na shihni ne? Mirë, do të vijmë. A jeni me fëmijën? Pastaj gruaja flet: “Shpejt. Unë nuk mund të qëndroj akoma këtu. Ejani për hir të Allahut. Unë shoh dritën. Ju lutem, shpejt”, u përgjigj ajo, ndërsa u nxorr më pas nga rrënojat sëbahsku me vajzën e saj.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesës, e cila u shkatërrua në lagjen Mustafa Pasha, në rrethin Sivrice të Elazig. Po ashtu kërkimet vijojnë edhe në zona të tjera.

Si pasojë e tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 6.8 që goditi lindjen e Turqisë kanë humbur jeten deri më tani 35 persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!