Ndodh mrekullia, mjekët i shpëtojnë jetën Arsiljanos së vogël pas ndërhyrjes në tru

schedule09:42 - 6 Prill, 2022

schedule 09:42 - 6 Prill, 2022

Mjekët te Neurokirurgjia në QSUNT i kanë shpëtuar jetën një 6-vjeçari i cili kishte një tumor të rrezikshëm në kokë. Pas dy ndërhyrjesh delikate, Arsiljano është tashmë drejt rikuperimit të plotë dhe gati që të kthehet pranë familjes.

Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila ka shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook edhe dy foto të vogëlushit që përqafon mjekët që i shpëtuan jetën.

“Falemindeirt ekipit të neurokirurgjisë në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë Prof.Asc. Artur Xhumari, dr. Armand Shehu, dr. Myfit Saraçi, dr. Mirel Grada, dr. Jetmira Kerxhaliu dhe infermierët e sallës operatore të neurokirurgjisë,” shkruan ndër të tjera Manastirliu në postimin e saj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!