Ndodh mrekullia, foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat pas tragjedisë së avionit në Pakistan

schedule09:58 - 23 Maj, 2020

schedule 09:58 - 23 Maj, 2020

Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur një foshnje doli gjallë nga rrënojat e avionit  që u rrëzua në Pakistan.

 


Një gazetar  i lajmeve lokale po transmetonte kur të gjithë panë një fsohnjë që po nxirrej gjallë nga rrënojat.

Kryetari i bashkisë tha që të gjithë 107 pasagjerët në fluturim PK8303 vdiqën pasi avioni u rrëzua pak para se të zbriste në aeroportin kryesor të Karaçi.

Sidoqoftë, disa familajrë kanë pretenduar se ata kanë kontaktuar me të dashurit e tyre  duke thënë se ata janë gjallë.

“Gjëja e  fundit që kemi dëgjuar nga piloti ishte duke thënë se ka një problem teknik,” tha zëdhënësi i PIA, Abdullah H. Khan.

Një zyrtar i lartë i aviacionit civil  tha për Reuters se avioni nuk ishte në gjendje të ulej për shkak të një defekti teknik, por shkaku ende nuk është bërë i ditur./abcnews.al