Kjo është ujvara më e çuditshme në botë

schedule10:22 - 11 Gusht, 2020

schedule 10:22 - 11 Gusht, 2020

Një fenomen i pazakontë është kapur në brigjet e Australisë, afër Sidneit. Një video e publikuar nga BBC tregon fenomenin “ujëvara e kundërt”, që sipas meteorologëve ndodh për shkak të erërave të forta që godasin shkëmbinjtë, duke e “detyruar ujin të kthehet në ujëvarë”.

“Ujëvara e kundërt” u krijua për shkak të motit të keq dhe erërave të forta në Royal National Park në New South Wales. Stuhia e fortë dhe shiu i rrëmbyeshëm që ka goditur Sidnein ditët e fundit solli në këtë pamje spektakolare që shihet zakonisht vetëm disa herë në vit. /abcnews.al/