Ndodh edhe kështu! Nusja braktis dhëndrin në aeroport bashkë me 5 mijë paund

schedule18:37 - 14 Gusht, 2022

schedule 18:37 - 14 Gusht, 2022

Dhëndri i shkatërrohet gjithçka, ndonëse kishte plot ëndrra për të ardhmen. Një çift i dashuruar ishin duke udhëtuar drejt Romës për t’u martuar.

Mirëpo në këtë moment, dhëndri u përball me një gjë jo të pakëndshme.

Nusja e braktisi të fejuarin e saj në aeroport dhe iku me valixhet e tij dhe 5 mijë paund.

Çifti ishin rreth të 40-tave dhe ishin fejuar disa ditë më parë.

Në momentin që po shkonin drejt Romës, burri shkoi në tualet, teksa nusja e ardhshme përfitoi nga rasti për të marrë gjithçka me vete dhe për t’ia mbathur.

Burri kërkoi kudo për të fejuarën dhe 5 mijë paundet por nuk gjeti asgjë.

Ndërkohë një dëshmitar tha: “Ai ishte copëtuar. Mesa duket, ata ishin takuar vetëm kohët e fundit dhe ai kishte rënë kokë e këmbë në dashuri me të. Ai i kishte propozuar një ditë më parë dhe ajo kishte pranuar. Ata thanë se kishin planifikuar të martoheshin në Romë dhe ishin gati të fluturonin atje. Stafi e kërkonte kudo, por ajo nuk u gjet askund. Nuk ishte as e qartë nëse ajo kishte dalë nga aeroporti apo do të shkonte në një vend tjetër. Në fund u thirr policia”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!