Ndodh çudia në qytezën italiane: I gjithë vendi në krizë, aty asnjë rast me koronavirus

schedule14:03 - 20 Mars, 2020

schedule 14:03 - 20 Mars, 2020

Qyteza e vogël Vò Euganeo në Itali testoi të gjithë 3,300 banorët e qytezës përfshi edhe ata që nuk kanë pasur simptoma, për të studiuar historinë e virusit, dinamikën e kalimit nga një person tek tjetri dhe kategoritë në rrezik. Kur filloi studimi në 6 Mars, në Vo kishte të paktën 90 persona të infektuar. Që prej 4 ditësh, nuk ka më asnjë rast.

Qyteza e vogël italiane Vò Euganeo, në Italinë veriore, ku u shfaq vdekja e parë nga koronavirusi në Itali, është bërë rast studimi që tregon sesi shkëncëtarët mund ta neutralizojnë përhapjen e virusit. Është bërë një studim shkencor nga  universiteti i Padovas, me ndihmën e rajonit të Venetos dhe Kryqit të Kuq, që konsiston në testimin e të gjithë 3,300 banorëve të qytetit, përfshi edhe ata që nuk kanë pasur simptoma, për të studiuar historinë e virusit, dinamikën e kalimit nga një person tek tjetri dhe kategoritë në rrezik. Shkencëtarët I testuan banorët dy herë dhe studimi coi në rolin vendimtar të përhapjes së koronavirusit nga personat që nuk kishin simptoma. Kur filloi studimi në 6 Mars, në Vo kishte të paktën 90 persona të infektuar. Që prej 4 ditësh, nuk ka më asnjë rast.

“Ne kishim mundësi ta ndalnim shpërthimin këtu sepse identifikuam dhe eliminuam infektimet “e fshehura” dhe i izoluam ato”,  tha Andrea Crisanti, ekspert infektolog në Kolegjin Mbretëror në Londër që mori pjesë në projektin e Vò Euganeos. Crisanti i tha Financial Times se kjo është ajo që bën ndryshimin.

Hulumtimi lejoi identifikimin e të paktën gjashtë personave asimptomatikë që dolën pozitivë për Covid-19.  Nëse këta njerëz nuk do të ishin zbuluar, ”thanë studiuesit, ata ndoshta do të kishin infektuar pa e ditur banorë të tjerë.

Sergio Romagnani, profesor i imunologjisë klinike në Universitetin e Firences, shkroi në një letër drejtuar autoriteteve se “izolimi i asimptomatikëve është thelbësor që të jetë në gjendje të kontrollojë përhapjen e virusit dhe ashpërsinë e sëmundjes.”

Guvernatori i Veneto-s, Luca Zaia tha se testimi nuk dëmton askënd. “Këtu ishin dy rastet e para. Testuam gjithkënd edhe pse ekspertët na thanë se ishte gabim, 3000 teste. Gjetëm 66 persona pozitivë, të cilët i izoluam për 14 ditë, dhe pas kësaj, 6 prej tyre ishin ende pozitivë. Dhe kjo është mënyra sesi i dhamë fund,” tha ai.

Vo Euganeo nuk ka raportuar asnjë rast të ri që nga 13 Marsi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!