Ndjesa e Cuadrados: Kërkoj falje, pashë vetëm foton dhe m’u duk si Rabiot

schedule20:18 - 25 Prill, 2020

schedule 20:18 - 25 Prill, 2020

Juan Cuadrado është tërhequr, ka fshirë mesazhin e tij dhe i ka kërkuar falje të gjithëve. Sot është 25-vjetori i vdekjes së Andrea Fortunatos, ish-mbrojtësit të majtë të Juventusit. Sëmundja e leuçemisë e largoi nga kjo botë pak muaj përpara se të festonte 24-vjetorin e lindjes.

LEXO EDHE: Gafa e rëndë e Cuadrados: Tallet në përvjetorin e Fortunatos, tërbohen tifozët

Lojtari kolumbian ka parë ngjashmërinë mes Fortunatos dhe Rabiot, shokut të tij të skuadrës, në postimin e klubit dhe komentoi në formë batute: “I madhi Adrien Rabiot, ti je ky?” Tifozët e kanë pritur keq, me të drejtë, gallatën e Cuadrados, i cili ka sqaruar të gjithë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Përfitoj për t’u kërkuar falje të gjithë juventinëve për komentin tim. Vertetë kam parë vetëm foton dhe nuk e lexova se çfarë kishte ndodhur. Vetëm pashë foton dhe m’u duk sikur pashë Rabiot. Ju kërkoj ndjesë”, shkruan anësori i djathtë latin. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!