Ndjekje si në filma/ Kush është i riu që u arrestua në Tiranë, gjatë tentativës për t’u arratisur përplasi katër automjete

schedule18:36 - 2 Korrik, 2025

schedule 18:36 - 2 Korrik, 2025

TIRANË- Skerdi Sina është personi i arrestuar ditën e sotme pranë shkollës “Petro Nini” në Kryeqytet.

Sina ka tentuar që ti ikë policisë, pasi fillimisht është pikasur në rrugën Myslym Shyri, por forcat shqiponja i janë vënë nga pas dhe e kanë arrestuar. Gjatë ikjes Sina ka përplasur edhe 4 automjete të tjera.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ai dyshohet se ishte në shoqërinë e një peroni tjetër. Gjatë largimit, dyshohet se këta shtetas hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme.

Aktualisht, policia vijon punën për kapjen e një personi të dytë që ishte me Skerdi Sinën.

Por kush është Skerdi Sina?

Skerdi Sina është një prej 5 personave që u shpallën në kërkim nga Policia në Janar të këtij viti, pas ngjarjes së regjistruar në Astir, ku 21-vjeçarja Sajma Qordja kërkoi ndihmë pasi pretendoi se ishte dhunuar nga disa persona në një apartament të marrë me qira në zonën e Astirit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!