Ndjekje penale 18 abonentë/OSHEE: Kanë shkelur ligjin

schedule14:48 - 16 Dhjetor, 2017

schedule 14:48 - 16 Dhjetor, 2017

18 abonentë janë dërguar për ndjekje penale pas konstatimit se kanë shkelur ligjin dhe kanë vjedhur energjinë elektrike.  Gjatë tre ditëve të fundit, Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Tiranë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë ushtruar 1722 kontrolle, ku afro 300 verifikime janë kryer te subjektet private.

Në një njoftim për shtyp, Klevis Jahaj, drejtori i Drejtorisë Rajonale Tiranë, i bën apel abonentëve se kontrollet do të vijojnë, madje duke shtuar verifikimet, sidomos mbrëmjeve. Ai paralajmëron se nuk do të ketë asnjë tolerim për ata që nuk e paguajnë energjinë e konsumuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!