Karabinierët e Parmas kanë arrestuar tre të rinj me origjinë nga Shqipëria mbrëmjen e djeshme pas vjedhjes së një shtëpie që kishte ndodhur në zonën e stadiumit, pikërisht në rrugën “Puccini”. Mediat italiane bëjnë me dije se pasi të rinjtë ishin konstatuar në rrugë, Karabinierët e kishin bërë me shenjë që të ndalonin, por ata kanë vrapuar.
Karabinierët i kanë ndjekur të rrinjtë për disa minuta nëpër rrugicat e qytetit, ku edhe i kanë kapur. Pas verifikimeve të bëra në garazhin ku ata qendronin, Karabinierët kanë gjetur sende të ndryshme me vlerë si varëse e unaza floriri si edhe ora të shtrenjta, të cilat dyshohet se i kanë siguruar përmes vjedhjes së shtëpive në zonën përreth. /abcnews.al