Ndjekje me makina dhe thes në shpinë, shqiptarët çajnë postbllokun e Karabinierëve në Itali: Dy të arrestuar, kapet drogë dhe para

schedule11:14 - 22 Janar, 2022

schedule 11:14 - 22 Janar, 2022

Karabinierët e Riminit kanë arrestuar dy shqiptarë, të moshës 35 dhe 27 vjeç pasditen e djeshme. Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarje ndodhi gjatë pasdites ku Karabinierët kishin ngritur një postbllok në rrugën Rimini-Venecia me qëllim kontrollimin e makinave të dyshuara.

Mes të tjerave, Karabinierët i kërkuan të ndalojë edhe makinës ku udhëtonin dy shqiptarët, por shoferi i ka dhënë gaz duke çarë postbllokun. Policia i është vënë menjëherë pas, raporton abcnews.al.

Pasi panë që po ndiqeshin, dy shqiptarët kanë braktisur makinën duke tentuar të largoheshin me vrap, bashkë me nje thes në shpinë, ku pas kontrollit u gjet një sasi kanabisi si edhe para.

Mediat italiane bëjnë me dije se gjaë arratisjes, shqiptarët kanë përplasur edhe makina të tjera me qëllim fitimin e kohës dhe shpërnqëndrimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!