Turjan Hysko dhe Orinda Huta po kalojnë periudhën më të ëmbël. Dyshja e famshme mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë në verën që lamë pas. Vajzën e pagëzuan me emrin e veçantë Atara. Ata ndajnë shpeshherë momente të këndshme me vogëlushen e tyre.
Së fundmi, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen për sa i përket Turit. Ai ka marrë një mesazh nga një ndjekës, i cili ka vënë në dukje ngjashmërinë e madhe që ka me aktorin e njohur amerikan Joseph Gordon-Levitt. Turi e ka ndarë mesazhin ndërsa shkruan me humor nëse duhet t’i kërkojë pasuri.
/abcnews.al