Për herë të parë që nga fillimi i karrierës, Halsey ka folur për arsyen e vërtetë përse zgjodhi të ndryshonte emrin e saj. Këngëtarja u shpreh se e mori ëtë vendim sepse nuk mendonte se e meritonte “të ishte e famshme dhe e suksesshme”.
Këngëtarja 26-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Ashley Frangipane filloi të përdorte emrin e saj të artit që kur ishte një adoleshente dhe teksa po punonte për albumin e saj të parë “Badlands”.
“Në atë kohë, unë ndjeva që Ashley nuk e meritonte të ishte e famshme dhe e suksesshme sepse ajo nuk ishte aq e veçantë, por nëse unë do të bëja Halsey, ndoshta ajo mund të ishte. Kjo më dha mundësinë për të krijuar një personazh të ri që nuk ishte i lidhur me pritjet që kisha për veten time ose kufizimet që të tjerët më vunë për shkak të edukimit tim ose situatës sime socio-ekonomike”, tha këngëtarja.
Më tej ajo shpjegoi se “Unë krijova një personazh që mund të bënte gjithçka. Nuk kishte asnjë mënyrë që Ashley të bëhej një mbretëreshë, por krijova një emër të ri për veten time dhe e çova atë në një lartësi paranormale dhe të mbinatyrshme.” /abcnews.al