“Ndizet” finalja e Conference, sulmuesi i Feyenoord “kërcënon” Romën: I mundim në “Air Albania”

schedule20:26 - 21 Maj, 2022

schedule 20:26 - 21 Maj, 2022

Më 25 maj ora 21:00 në “Air Albania” do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme në futboll, pasi Tirana do të presë finalen e Conference League, për herë të parë në historinë e saj, teksa përballë njëra-tjetrës do të vihen Roma e Marash Kumbullës dhe Feyenoord.

Një ndeshje gjithashtu shumë e rëndësishme edhe për të dyja ekipet të cilat do të kërkojnë të fitojnë edhe trofeun e Conference, një takim që pritet të jetë i luftuar deri në fund.

Por për të ndezur këtë sfidë ka menduar golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni, sulmuesi i Feyenoord, Cyril Dessers, i cili ka theksuar skuadra e tij nuk ka frikë asnjë kundërshtare dhe se në “Air Albania” do të ngrejnë lart holandezët trofeun.

“Mezi pres të futem në fushë. Të luash në finale është më e mira që mund të aspirojë një sportist në karrierën e tij, sidomos ndeshje si këto. Mezi pres të vijë ajo ditë dhe shpresoj të luaj ndeshjen më të mirë të jetës sime. Kemi besim. Nuk kemi frikë nga Roma.

Jemi të vetëdijshëm për cilësitë tona. Ne e dimë se çfarë jemi të aftë të bëjmë. Sigurisht që duhet të japim gjithçka, por e dimë gjithashtu se kur ta bëjmë, mund të mposhtim këdo. Ne e dimë se çfarë presim jemi përgatitur mirë. Nëse bëjmë më të mirën tonë do ia dalim”, ka theksuar sulmuesi. /f.a/abcnews.al