Ndizet atmosfera në “T’ka mami yll”, mjeshtri i kërcimit popullor viziton fëmijët

schedule19:12 - 23 Nëntor, 2021

schedule 19:12 - 23 Nëntor, 2021

Nata e së shtunës do të jetë vërtetë interesante në dance reality show “T’ka mami yll”.

Këtë e ka zbuluar profesor Albi Nako pasditen e sotme, pasi ka gjatë provave nuk ka qenë vetëm. Ai ka ftuar Genc Kastratin, solistin e parë të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve, njëkohësisht edhe koreograf, mjeshtër i kërcimit popullor. Kjo ishte një surprizë shumë e bukur për fëmijët, të cilët do të performojnë vallet shqiptare.

Genci i ka demostruar atyre disa lëvizje që duhet të kenë më shumë kujdes dhe që do t’u duhet përgjatë gjithë jetës. Ai gjithashtu i ka shoqëruar me historitë e tyre, duke rrëfyer se si kanë lindur këto valle.

Duket se fëmijët e kanë pritur shumë mirë dhe janë përkushtuar në maksimum.

Kjo zgjedhje patriotike përkon edhe me festat e 28-29 Nëntorit, duke zgjuar edhe më shumë kuriozitetin te shikuesit e ABC./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!