Ndiqte hap pas hapi këngëtaren e njohur, arrestohet 52-vjeçari

schedule22:17 - 19 Prill, 2021

schedule 22:17 - 19 Prill, 2021

Një burrë i cili po ndiqte vazhdimisht këngëtaren Taylor Swift është arrestuar, teksa po tentonte për të hyrë në apartamentin e saj në Manhattan në New York.

Hanks Johnson, 52-vjeçar, është kapur të shtunën në mbrëmje, pasi u njoftua Policia se ai ishte brenda pronës private pa leje.

Johnson u akuzua për shkelje kriminale dhe u la i lirë të dielën, ka thënë Policia.

Swift ka pasur edhe shumë raste të tilla nga ndjekësit në të kaluarën, me burra që përpiqeshin të hynin në shtëpitë e saj në të dy brigjet e SHBA.

Një burrë tjetër e kishte kërcënuar se do ta dhunonte e pastaj do ta vriste atë. Një vit më vonë, në rastin e tretë, një burrë kishte hyrë në apartamentin e saj duke bërë dush para se të shkonte të flinte. Swift besohet se nuk ka qenë në banesë kur ka ndodhur rasti i fundit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!