“Ndiqni planin e BE”, DASH tjetër apel Beogradit: Lironi pa kushte tre policët e Kosovës

schedule10:40 - 24 Qershor, 2023

schedule 10:40 - 24 Qershor, 2023

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i ka bërë sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa urgjent dhe konkret në qetësimin e situatës, si dhe t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

DASH ka thënë se kjo përfshin lirimin pa kushte të tre policëve të Kosovës, të cilët u rrëmbyen nga forcat serbe para më shumë se një jave.

DASH ka theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë shumë të qartë për pritshmëritë e tyre nga të dyja palët.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndërmarrin hapa urgjent, konkretë për të de-përshkallëzuar tensionet. Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre policëve të Kosovës të ndaluar në Serbi”, thuhet në një përgjigje të DASH-it për Zërin e Amerikës (në gjuhën serbe).

Më tej, Departamenti amerikan i Shtetit thotë se “të dyja palët duhet të ndjekin planin e propozuar nga Bashkimi Evropian dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!