Ndiqet penalisht kryeinspektori i Beratit

schedule15:02 - 31 Janar, 2018

schedule 15:02 - 31 Janar, 2018

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka kallëzuar penalisht kreun e inspektoratit, dega rajonale Berat, Altin Kazazi me akuzën për shpërdorim të detyrës.Vendimi është marrë pas një inspektimi të hollësishëm në terren.

Grupi i punës ka konstatuar se mosveprimet e të akuzuarit kanë sjellë një dëm të konsiderueshëm në një sipërfaqe prej 197 ha në fondin pyjor. Nga inspektimi rezulton se nuk është bërë vlerësimi i subjekteve që ushtrojnë aktivitet brenda koordinatave të miratuara në lejet minerare dhe leje mjedisore.

Kryeinspektori i Beratit sipas ISHMP-s nuk ka marrë asnjë masë me dënim për kundravajtje administrative apo verifikim të subjekteve që ushtrojnë veprimtari brenda territorit të qarkut Berat. Krahas kallëzimit penal, grupi i inspektimit ka pezulluar edhe aktivitetin e subjekteve në fushëne shfrytëzimit të mineraleve deri në plotësimin e plotë të dokumentacionit ligjor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!