“Ndiqeni me vëmendje”, Meta publikon videon: Si u përdor Dvorani në kapjen e Kushtetueses

schedule14:14 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 14:14 - 10 Dhjetor, 2019

Në një prononcimin për mediat Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se do të publikonte një video lidhur me padinë e ngritur ndaj kreut të KED.

Në rrjetin social “facebook” presidenti ashtu sikunder paralajmëroi publikon videon lidhur me padinë e ngritur ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Kujtojmë që Presidenti i Republikës Ilir Meta dha sot dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës për afro 50 minuta, i shoqëruar nga këshilltari ligjor Bledar Dervishi dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi.

“Të nderuar qytetarë,
Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/435482380462138/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!