Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë në emisionin “Bardh a Zi”, në ABC News foli për ndikimin rus dhe efektet e tij. Gjatë kësaj interviste, Karamuço tha se Rusia ka hedhur miliona për të ndikuar tek njerëzit dhe për të treguar që Rusia nuk është ajo që shkakton tension apo përçarje.
“Faktet janë sekrete dhe sot janë të klasifikuara edhe nga shërbimet partnere, kategoria “tepër sekret”. Blinken kur erdhi firmosi marrëveshjen me ministrin tonë të Jashtëm dhe tha që bëheni pjesë e një rrjeti botëror. Duke kërkuar që të merren masa sepse do të ketë ndërhyrje. Janë hedhur miliona për të ndikuar që njerëzit që kuptojnë që Rusia nuk është e keqe, por është e mirë. Kjo është reale sepse bota ruse si platformë kjo është, të gjunjëzojë vende të vogla armike siç jemi shpallur ne. Kjo është një strategji shumëplanëshe ka të dhëna që 7 media midis tyre portale, paguhen drejtpërdrejte ose në mënyrë të tërthorë nga paratë ruse. Gjermania 90% që sot flasim është e varur nga gazi, dhe disa ditë më parë një gazetë shumë e madhe ka zbuluar se këto mbështesin luftën e Ukrainës, por nga ana tjetër jep para që i shkojnë Rusisë. Pra shtrojnë pyetjen se i është marrëdhënia me Rusinë? Këto thotë Amerika mos u blini më, sepse ai ka shumë para për të blerë. Janë shumë të rrezikshëm”, tha Karamuço.
Eksperti Fatjon Softa u shpreh: Kemi parë deklaratën për nisjen e një Komisioni Hetimor. Shqetësime ka, ka pasur, por gjithashtu faktet janë. Zakonisht Komisione kërkojnë opozitat që nuk i kanë këto informacione, pra kjo më shumë besoj është thjesht një tërheqje vëmendjeje.
Nga ana e tij Kreshnik Osmani theksoi: Kush ka qenë më Amerikën këtu, ose u arratis ose u përzu nga Shqipëria ose po merr valixhet dhe po largohet. Shërbimet e huaja vendet e treta po ndikojnë në Shqipëri. Kush është me Amerikën në këtë vend po goditet.
Në përfundim të emisionit, eksperti Ervin Karamuço theksoi: “Politika jonë kur s’e kanë mendjen partnerët kanë një nostalgji që t’i shkelë syrin rusëve. Edhe dëmtimi që na bëri Irani nuk ishte i vogël. Janë të gjitha këto vende , por janë shumë malinje. Por kemi edhe më pak malinje që janë fqinjët tanë. Një nga partitë politike që kemi në Shqipëri në Kryesinë e saj ka dy politikanë që morën pjesë në forumin rinor të Putinit. Erdhën këtu dhe asnjë s’u ndje farë, pra çfarë lidhje kanë këta.
/abcnews.al/