Problemet me paratë kanë një efekt negativ në shëndetit tonë fizik dhe mendor.
Një studim i kryer nga një platformë financiare e menaxhimit të shëndetit, tregon se një kredi problematike mund të çojë në shëndet të dobët fizik dhe mendor.
Anketa zbuloi se pjesëmarrësit ishin në borxhe për shkak të shpenzimeve të përditshme si kujdesi shëndetësor 32%, udhëtimeve 29 % dhe blerjeve 27 %.
Rezultatet madje pohuan se borxhi i bëri pjesëmarrësit të përjetojnë ndjenjën e turpit për shkak të problemeve me paratë e cila të çon në pasoja negative të shëndetit mendor. Ndër të anketuarit 82% ishin të stresuar, 40% të turpëruar, 25% madje qanin për shkak të problemeve me paratë, ndërsa 7% shkonin deri në pikën saqë prishnin një marrëdhënie.
Sondazhi gjithashtu zbuloi se kreditë e këqija po bëhen pjesë normale e jetës së njerëzve, pavarësisht faktit se konsumatorët janë të dëshpëruar për kredi të mira.
Nga studimi u zbulua se 1/3 e pjesëmarrësve nuk e kishin paguar kartën e kreditit të tyre brenda një viti, ndërsa 21% nuk e kishin paguar fare. 1/3 e pjesëmarrësve zbuloi gjithashtu se ata e kishin përdorur kartën e tyre të kreditit për pazar ndërsa kishin qenë në gjendje të dehur, ndërsa 8% madje kishin hyrë në borxh për shkak të blerjeve nën ndikim të alkoolit.
Dhe gati gjysma e të anketuarve madje pranuan se vetëm per të ardhur në humor, pra për të inkurajuar vetveten kishin hyrë deri në 20% më tepër në borxh me kartat e kreditit.
“Si shoqëri me baza borxhe, shëndeti i kredisë është thelbësor për shëndetin financiar për shumicën prej nesh dhe është themeli për të gjitha aspektet e jetës sonë,” u shpreh CEO i Credit Sesame, Adrian Nazari./abcnews.al