Ndikimi i çokollatës së zezë në organizëm

schedule23:15 - 17 Janar, 2023

schedule 23:15 - 17 Janar, 2023

Çokollata e zezë mund të parandalojë sëmundjet vdekjeprurëse dhe ndihmon shumë trurin, thonë ekspertët.

Kjo çokollatë përmban flavanol, i cili parandalon inflamacionin dhe mund të zvogëlojë inflamacionin e indeve.

Çokollatat që përmbajnë 70% kakao stimulojnë trurin dhe sistemin kardiovaskular duke rritur rrjedhjen e gjakut dhe ulin inflamacionin, sipas hulumtimit të fundit.

Çokollata e errët ka një efekt parandalues në kancer, sëmundje të zemrës, diabet, demencë dhe depresion. Ajo gjithashtu rrit rrjedhjen e gjakut, ndihmon në funksionimin e trurit, ndikon në kujtesën, stresin dhe gjendjen shpirtërore.

Vitin e kaluar, një studim i shkencëtarëve italianë zbuloi gjithashtu se çokollata e errët rriti rrjedhën e gjakut në pjesët kryesore të trurit, duke përmirësuar kështu kujtesën dhe vëmendjen.

Për dallim nga ky trajtim i shëndetshëm, çokollatat me qumësht janë plot yndyra të dëmshme, acide yndyrore të ngopura, kolesterol dhe sheqer, të cilat kanë një efekt të dëmshëm në trup.