Ndihmuan në fshehjen e bosit italian të drogës, arrestohen bashkëpunëtorët e Mateo Denaros

schedule15:19 - 16 Mars, 2023

schedule 15:19 - 16 Mars, 2023

Dy bashkëpunëtorë të bosit italian të mafias Mateo Messina Denaro janë arrestuar nga policia italiane. Ata akuzohen se kanë strehuar në banesën e tyre bosin e mafias kur ai ishte në kërkim. Të arrestuarit kontrollonin rrugën dhe tregonin kujdes që askush të mos vinte re lëvizjet e mafiozit.

Mediat shkuajnë se behet fjalë për të dyshuarit Emanuele Bonafede dhe bashkëshorten e tij Lorena Ninfa Lanceri të cilët tashmë janë arrestuar.

Hetuesit i kanë mësuar këto detaje nga kamerat e sigurisë së disa dyqaneve pranë shtëpisë së çiftit. Denaro kalonte orë të tëra me ta dhe lëvizte i pashqetësuar edhe pse ishte shpallur në kërkim.

Bonafede dhe gruaja e tij vëzhgonin me kujdes rrugën duke u siguruar që askush nuk do të vinte re lëvizjet derisa bosi i mafies të largohej.

Me arrestimin e çiftit, mbështetësit e Messina Denaro që përfunduan në burg kanë shkuar në gjashtë. Të njëjtin fat si çifti pati Andrea Bonafede, topografi i cili i dha hua identitetin e tij bosit mafioz për ta lejuar atë të bënte terapi onkologjike dhe të bënte blerje e të lëvizte i lirë. Ndërkohe shoferi që e shoqëronte gjithë kohës është shpallur në kërkim.

Kumbari i mafies siçiliane ra në pranga më 16 janar ndërsa arrestimi i tij u cilësua historic pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij.

/abcnews.al