Ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufijtë, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës, identifikohen 3 shtetas.
U arrestuan Vilson Tollja dhe Fatjon Manai për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Njëri prej të arrestuarve u kap në flagrancë duke transportuar me automjet, 4 emigrantë nga Nepali, që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin në Qafë Botë. Policia sekuestroi automjetin dhe 1 celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al


