Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ndihmon me infeksionet urinare dhe problemet reumatizmale, ky çaj bëjnë mrekulli për trupin

schedule16:49 - 18 Maj, 2022

schedule 16:49 - 18 Maj, 2022

Fijet që gjenden te misri, të quajtura ndryshe dhe si “mustaqet” e misrit kanë aftësi të mëdha shëruese. Këto fije të holla janë të pasura me antioksidantë dhe ushqyes si kaliumi, kalciumi, vitaminat B2, C dhe K. Ata ndihmojnë në reduktimin e shumë sëmundjeve.

Janë diuretikë natyralë shumë të fortë, kanë efekt anti-inflamator dhe qetësojnë traktin urinar dhe veshkat. Këto fije, nëse përdoren si çaj, pastrojnë trupin nga bakteret, ndihmojnë me inflamacionin në fshikëz, ndihmojnë me gurët në veshka dhe infeksionet e traktit urinar.

Përveç këtyre përfitimeve, çaji që bëhet nga këto fije është i mirë dhe për detoksifikimin, lehtëson punën e mëlçisë si dhe redukton dhimbjet e kyçeve të shkaktuara nga sëmundjet reumatizmale. Rekomandohet që ta pini çajin deri në tre herë në ditë.



Nuk rekomandohet pirja e këtij çaji para gjumit. Gjithashtu, mos përdorni ëmbëlsues. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!