Ndihmoi babain të shërohet nga varësia ndaj alkoolit, Britney Spears prish marrëdhëniet me motrën

schedule22:38 - 5 Tetor, 2023

schedule 22:38 - 5 Tetor, 2023

Babai i Britney Spears është liruar nga rehabilitimi, ku u pranua për t’u shëruar nga varësia ndaj alkoolit. Jamie Spears tani po jeton me vajzën e tij më të vogël Jamie Lynn në shtëpinë e saj në Luiziana pasi nuk arriti të përfundojë trajtimin e tij.

Sipas një raporti të DailyMail, babai i Spears u zhvendos me vajzën e tij në mënyrë që ajo të kujdesej për të në mënyrë që ai të qëndronte larg nga pija.

“Jamie sapo doli nga rehabilitimi, por ai ka pirë sërish, gjë që shqetëson Lynn dhe Jamie Lynn”, thotë një burim pranë tyre.

Megjithatë, lëvizja e Jamie Lynn Spears për të ndihmuar babanë e saj ndikoi përsëri në marrëdhënien e saj me motrën e saj, Britney. Dy vajzat ishin pajtuar prej kohësh, por ylli i estradës nuk mund të pranojë që motra e saj të ndihmoi njeriun që e lëndoi gjatë gjithë këtyre viteve duke e mbajtur nën kujdestari të detyrueshme.

Kjo padyshim që e zemëron Britney-n për shumë arsye. Ajo ndihet e tradhtuar që motra e saj po e ndihmon babin e saj dhe po e lejon atë të shohë fëmijët e saj, pas asaj që ai i bëri asaj. Ajo nuk mund ta besojë se Jamie po kujdeset për vajzat e Jamie Lynn-it, kur ai ishte pjesërisht fajtor për sherrin e Britney-t me dy djemtë e saj”, thotë një burim i afërt me këngëtaren./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!