Ndihmoi 520 profesorë për një javë, flet shqiptarja e nominuar për çmimin e rëndësishëm në Austri

schedule08:05 - 22 Tetor, 2020

schedule 08:05 - 22 Tetor, 2020

Doruntina Berisha është studentja që po i bën krenarë të gjithë shqiptarët në botë.

Ajo është nominuar për një çmim shumë të rëndësishëm në Austri, i cili pritet të ndahet më datën 20 dhjetor.

Në një lidhje direkte me Skype, Doruntina ka treguar se ajo ka krijuar një platform që ndihmon profesorët të japin mësim online. Kjo gjetje e saj e krijuar gjatë karantinës u mbështet nga të gjithë dhe tashmë është duke u përdorur nga shumë universitete.

“Unë kam lind dhe jam rritur këtu në Austri. Unë kam filluar si asistente te profesori në fushën e digjitalizimit.

Më 12 mars qeveria e Austrisë mbylli universitetet dhe bëjmë mësimin online. Kam vënë re që nuk kanë shumë informacion profesorët për mësimin online. Këtu nisi dhe nominimi i platformës.

Unë i shpjegoj profesorat si të japin mësim online me këtë platformë. Brenda një javë u përdor nga 520 profesora dhe brenda një muaji në shumë universitete. Ndërsa tani do shpërndahet edhe në vendet e tjera.

Ky çmim i dedikohet femrave në Europë në fushën e digjitalizimit. Unë ndihem shumë mirë dhe falenderoj që më keni mbështetur. Uroj ta fitojmë në 20 dhjetor”, u shpreh Doruntina. l.k/abcnews.al