Të gjithëve na shijon ngrënia e një vakti të ngrohtë në shtëpi, por jo të gjithë kanë dëshirë të gatuajnë, për shkak të rrëmujës që shkaktohet apo të kohës që humbet. Darkimi nëpër restorante nuk është gjithmonë zgjidhja e duhur. Më poshtë ju listojmë disa marifete të cilat mund t’ju lehtësojnë jetën në kuzhinë dhe t’ju bëjnë të gatuani me dëshirën më të madhe.
1.Parandalimi i mbizierjes
Zierja e tepërt e ujit apo qumështit mund të shkaktojë një rrëmujë të madhe nëpër sobë dhe papastërti të vështira për tu hequr nga tenxherja. Por ka një mënyrë për ta zgjidhur këtë. E vetmja gjë që duhet të bëni është të vendosni një lugë druri mbi enën ku po zieni dhe të gatuarit do të jetë më e thjeshtë.
2.Ruani erëzat
Mos i lini erëzat tuaja të thahen apo të humbasin shije. Ju mund ti ruani ato më një mënyrë shumë të thjeshtë duke i vendosur në mbajtësin plastik me të cilin formoni kubat e akullit. Shtoni pak vaj ulliri ose ujë dhe vendosini në ngrirje. Kështu do ti keni gati për ti gatuar në çdo moment me një shije që zgjat.
3.Qëroni frutat me anë të mikrovalës.
Kurseni kohë me qërimin e frutave tuaja. Vendosini ato për 20 sekonda në mikrovalë. Kaq mjafton për ti bërë ato lehtësisht të qërueshme.
4.Mbajeni mbështjellësen plastike në frigorifer
Mbështjellësja plastike e kuzhinës mund të bëhet shumë e bezdisshme kur të ngjitet nëpër duar ose kur copëtohet aty ku nuk duhet. Për këtë arsye, vendoseni atë në frigorifer. Kjo do ta bëjë atë që të tendoset në mënyrë të njëtrajtshme dhe pa rrëmujë.
5.Hiqini bërthamat e qershive lehtësisht
Vendoseni një qershi në grykë të një shisheje birre. Me anë të një shkopi të drunjtë shtyni bërthamën poshtë dhe kështu do keni një qershi të plotë lehtësisht për tu ngrënë ose gatuar.
6.Pastroni tërësisht objektet e drunjta
Shumë baktere mund të krijohen nëse nuk i pastroni siç duhet objektet e drunjta të kuzhinës. Për të zgjidhur këtë gjë, prisni një limon në gjysmë dhe ngjyejeni në kripë të ashpër. Përdoreni atë për të pastruar tabelën e drunjtë në të cilën prisni mishin. Rezultati do jetë maksimal.
7.Skuqni vezë pa e prishur formën
Të skuqni vezët pa e prishur formën e tyre është shumë e thjeshtë. Vendosini ato në një tigan dhe shtoni pak ujë, pasi të rrisni temperaturën. Kështu do të keni si rezultat vezë të gatuara në mënyrë perfekte.
8.Ngadalësoni kalbëzimin e domateve
Nëse doni që domatet tuaja të zgjasin për një kohë të gjatë, vendosini me kërcellin poshtë kur ti sistemoni për ti ruajtur. Në këtë mënyrë, ajri dhe lagështia do ta kenë më të vështirë për të depërtuar tek to. Gjithashtu, mbajtja në një temperaturë konstante do të ndihmojë për jetëgjatësinë e tyre.
9.Përshpejtoni pjekjen e frutave
Keni dëshirë që frutat si pjeshka apo banania të piqen më shpejt se zakonisht? Mjafton që ti vendosni brenda një qeseje prej letre dhe ti shkundni. Përqëndrimi i gazit të etilienit do të ndihmojë në pjekjen e tyre.
10.Të presësh qepët pa qarë
Copëzimi i qepëve mund të shndërrohet në një gjullurdi të rrëmujshme dhe në një eksperiencë emocionale. Të gjithë përpiqemi ta shmangim këtë proces, i cili na shkakton derdhje lotësh dhe djegie sysh. Por për këtë ka një zgjidhje. Mjafton që gjatë prerjes të vendosim një fetë bukë në gojë dhe lotët nuk do të jenë pjesë e gatimit të qepëve./abcnews.al