Disa ditë më parë doli lajmi se Cristiano Ronaldo do të kthente hotelet e tij në Portugali në spitale në ndihmë të koronavirusit, por ky ishte një lajm i pavërtetë. Gjithsesi, ylli portugez, i cili njihet për zemrën e madhe, nuk mund të qëndrojë pa bërë gjë në këtë periudhë të vështirë.
AS raporton se sulmuesi i Juventusit dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, do blejnë produkte të ndryshme mjekësore për t’i dhuruar për spitalet e vendit të tij. Rreth 50 mijë maska mbrojtëse do të blihen për spitalin Sao Joao të Portos.
Mendes është një nga agjentët më të mëdhenj në botën e futbollit dhe zotëron shumë futbollistë. Edhe këta të fundit pritet t’i bashkohen nismës dhe do të dhurojnë donacionet e tyre për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. /abcnews.al
Cristiano Ronaldo teaches his kids how to #staysafe from coronavirus by washing their hands ?
(?: IG/cristiano) pic.twitter.com/HTmF18RMhE
— Goal (@goal) March 21, 2020