Ndihma e SHBA për Izraelin/ Raporti: Gjatë vitit të luftës, afro 18 miliardë dollarë ndihma ushtarake

schedule15:31 - 7 Tetor, 2024

schedule 15:31 - 7 Tetor, 2024

Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar një rekord prej të paktën 17.9 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza. Këto janë të dhënat e përpunuara nga një raport për projektin “Kostot e Luftës” të Universitetit Broën bërë publike në 1 vjetorin e luftimeve Izrael-Hamas.

Ndërsa një shtesë prej 4.86 miliardë dollarësh ka shkuar në operacionet e shtuara ushtarake të SHBA-së në rajon që nga sulmet e 7 tetorit 2023 ku përfshihen kostot e një fushate të udhëhequr nga Marina Amerikane për të shuar sulmet ndaj anijeve komerciale nga grupi Huthi, të cilët po veprojnë në solidaritet me grupet e tjera të mbështetura nga Irani dhe Hamasi.

Rezultatet e raportit nuk kanë llogaritur shpenzimet ushtarake të SHBA në ndihmë të Izraelit në fund të shtatorit, kur Tel Avivi hapi një front të dytë lufte kundër Hezbollahut, grup terroristë për BE dhe SHBA me bazë në Liban.

Sipas këtij raporti, Izraeli aleat historik I SHBA-ve, që nga themelimi i tij në vitin 1948 – është përfituesi më i madh i ndihmës ushtarake amerikane në histori. Megjithatë, 17.9 miliardë dollarë të shpenzuara që nga 7 tetori 2023 janë deri më tani ndihma më e madhe ushtarake e dërguar Izraelit në një vit.

SHBA kishte 34,000 forca në Lindjen e Mesme ditën kur Hamasi depërtoi barrikadat izraelite për të sulmuar. Ky numër u rrit në rreth 50,000 në gusht kur luftimet shënuan një pikë tjetër intensive.

Llogaritjet e studiuesve përfshijnë të paktën 55 milionë dollar shtesë për shpenzimet ushtarake në vijim, nisur nga intensifikimi i sulmeve në rajon dhe dislokimin e më shumë trupave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!