Ndiheni shpesh të zemëruar? Shmangni këto ushqime

schedule08:42 - 7 Janar, 2022

schedule 08:42 - 7 Janar, 2022

Ndiheni të zemëruar apo të irrituar pa ndonjë arsye të dukshme? Nëse po, atëherë ekspertët paralajmërojnë se kjo luhatje e humorit mund të lidhet shumë me disponimin tuaj. Studimet tregojnë se ajo që hani ndikon jo vetëm në shëndetin fizik, por edhe në shëndetin mendor. Disa ushqime dhe pije që konsumoni mund t’ju japin energji, ndërsa të tjera mund t’ju bëjnë të ndiheni të plogësht, të trishtuar dhe madje të zemëruar.

Yndyrnat trans janë “përgjegjëse” për zemërimin

Hulumtimet tregojnë se një lloj ushqimi mund të shkaktojë ndjenja zemërimi dhe ankthi kur konsumohet, dhe këto janë ushqime të larta në yndyrna trans. Një studim i publikuar në PLOS One tregon një korrelacion midis konsumit të acideve yndyrore trans dhe “irritueshmërisë dhe agresionit në sjellje”. Në këtë studim, 945 burra dhe gra të rritur u vlerësuan përmes vlerësimeve të dietës dhe sjelljes.

Ndërsa kishte një sërë faktorësh (gjinia, mosha, arsimi, alkooli dhe pirja e duhanit), studiuesit arritën në përfundimin se ekziston një lidhje e qartë midis konsumimit të yndyrave trans dhe rritjes së nervozizmit.

Në cilat ushqime mund të jenë të pranishme

Yndyrnat trans konsiderohen si yndyrat më të rrezikshme për t’u konsumuar, pasi ato mund të ndikojnë negativisht në nivelin e kolesterolit dhe, rrjedhimisht, të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Llojet e ushqimeve që mund të përmbajnë yndyrna trans përfshijnë ëmbëlsira të përpunuara, biskota, ushqime të skuqura dhe ushqime të paketuara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!