Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë pasi Kuvendi i ish-kryeministrit Sali Berisha vendosi pro shkarkimit të tij.
Në mbledhje vihet re mungesa e disa anëtarëve të kryesisë të cilët ishin pjesë e Kuvendit të Berishës.
Sipas Bashës ata nuk kanë ardhur pasi ndihen të vetëpërjashtuar.
Anëtarët që Basha thotë se ndihen të vetëshkarkuar:
- Belind Këlliçi
- Ivi Kaso
- Albana Vokshi
- Aldo Bumçi
- Gent Strazimiri
- Gert Bogdani
- Oerd Bylykbashi
- Flamur Noka
- Ervin Minarolli
- Ledina Mandia

