UEFA, pavarësisht se cili mund të jetë fati i Danimarkës, ka ftuar Christian Eriksen të jetë i pranishëm në finalen e Euro 2020 në “Wembley”.
Përveç numrit 10 të Danimarkës, organizatorët thirrën gjithashtu edhe të gjithë anëtarët e grupit të shpëtimit dhe ndihmës mjekët, që ndihmuan në shpëtimin e jetës së Eriksen në nisje të kampionatit Europian në muajin e kaluar.
Janë gjithsej 8 ftesa dhe mes tyre është edhe ajo e gruas së Eriksen, e cila përjetoi momente makthi gjatë atakut kardiak, që pësoi partneri i saj.
Një nga ndihmësmjekët në fjalë, Peder Ersgaard, i cili mori një ftesë VIP direkt nga presidenti Ceferin, komentoi: “Jam i ngazëllyer si një fëmijë në prag të Krishtlindjes. Jam krenar për punën time, si dhe për të gjithë ekipin. Nuk ishte përpjekja e një personi. Tani do të doja të shihja Danimarkë-Itali në finale”. /abcnews.al