Eksperti i komunikimit, Edi Oga, ka deklaruar se dita-ditës shqiptarëve po i hiqen disa liri themelore.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai është shprehur se të gjithë kanë të hanë, por nuk duhet ushtruar dhunë.
“Momentin që është në fuqi, është kryeministër shpreson të ketë edhe një mandat tjetër normal që kërkon sukses. Unë për vete nuk kam ngrënë akoma një shkop gome ndihem keq. Të gjithë njerëzit kanë bukë, por ka ca liri që po hiqen dita ditës. Pra kjo që pamë, çfarë i kushton policisë së shtetit t’u vinte një maskë. Kjo tregon dyfytyrësinë, nga njëra anë bëhet nami, nga njëra anë nuk duket asgjë. Pra pamja, vitrina duket.
Kemi 30 vjet që bëjmë këtë. Jemi të dështuar, unë kam qenë sa djali në ’94- ‘95 dhe ca u bë në ‘97. Ne edhe një protestë që këta bëjnë, ne i lëmë. Duhet të kishim dal ditën e dytë ditën e tretë”, tha Oga.
Më tej ai ka komentuar me nota ironie edhe marrëdhënien e kryeministrit Edi Rama me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliun.
“Dashuria e pastër, është nevojë. Ndërkohë për mënyrën Edi Rama do ta vazhdojë qeverisjen e tij, zoti në fjalë, zoti polic është personi i duhur që i ka të gjitha mënyrat efikase që të na detyrojë ne të shkojmë në zgjedhje”, shtoi Oga. l.k/abcnews.al