“Ndihem gjithmonë e re”, Eva Alikaj: Vitet janë thjesht numra, habiten austriakët kur më shohin pasaportën në aeroport

schedule10:34 - 25 Shtator, 2024

schedule 10:34 - 25 Shtator, 2024

Aktorja shumë e dashur nga publiku, Eva Alikaj ka zbuluar se sekreti i rinisë së saj të përjetshme është genetik.

Gjatë rrëfimit në emisionin ‘Pas Mesnate’, ajo ka treguar se gjithmonë brenda vetes është ndjerë më e re seç është, prandaj dhe ndihet shumë në siklet ku e pyesin për moshën.

Eva ka thënë se në aeroport në Austri, punonjësit habiten kur i shohin moshën, pasi nuk arrijnë ta besojnë se sa vite mbart mbi supe.

“Është genetike, se unë gjithmonë jam dukur më e re seç kam qene. Te Elsa kam qene 26 vjeç dhe dukesha si 18 apo 20 vjeç. Vazhdimisht jam dukur më e re. Kur je pak më e hollë, gjithmonë dukesh më e re. Edhe zjarri që kam unë përbrenda, ëndrrat, pasioni që unë kam për punën time, dashuria për jetën, për njerëzit. Është shumë e rëndësishme të dukesh aq saç e ndjen. Unë çuditem kur më thonë ‘kur ishe ti e re’. Them po ky ça thotë. Unë e re jam. Kështu them. Kështu e ndjej.

Në aeroport, habiten austriakët. Kur shkoj në aeroport, tregoj pasaportën e mamit dhe pastaj timen, nuk e besojnë. Unë e di që jam e re, vetëm se kur më shikojnë ashtu kuptoj që s’jam aq e re. Nuk më vjen mirë. Ose kur më pyesin sa vjeç je shqiptarët. I them që nuk e them dot. Po pse nuk e thua dot, unë e shoh në Youtube. Shikoje, unë nuk e them dot. Unë kam siklet ta them se është vërtetë numri madh. Unë kam 30 vjet që jam aq sa ndihem”, u shpreh aktorja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!